Nënkoloneli i policisë së Ferizajt pret në takim pjesëtar të KFOR-it

15:48 | 12 Korrik 2023
E.H

Në kuadër të bashkëpunimit, sot në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj u mbajt një takim zyrtar ndërmjet Nënkolonelit të Policisë Faton Pllana dhe Togerit Priest nga Komanda Rajonale-Lindje, kampi ‘’Bondsteel’’.

Gjatë këtij takimi Nënkoloneli Pllana e njoftoi Toger Priest për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë me komunitetin.

Në njoftim thuhet se u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë rajonale të Ferizajt dhe forcave të KFOR-it amerikan me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme