Nënkoloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Afrim Veseli, ka bërë një gjest të rrallë.
Ani pse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që për masat emergjente të ndaj Pakon Fiskale Emergjente për stimulimin e punonjësve të sektorëve esencial gjatë gjendjes së emergjencës të cilët janë të ekspozuar më së shumti ndaj rrezikut të infektimit me virusin COVID-19, Veseli ka vendosur të mos e pranoj një ndihmë të tillë.
Përveç kësaj, nënkoloneli i FSK-së, ka vendosur që paratë e trustit të tij që deri tash kanë arritur në vlerë 18.250 t’ia ofroj shtetit të Kosovës pa asnjë kompensim deri në pensionimin e tij.
Arbresh.info, ka siguruar letrën e nënkolonelit të dërguar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, zëvendëskryeministrit, Besnik Tahiri si dhe zëvendësministrit të Financave, Agim Krasniqi.
Në letrën e tij, Veseli, thotë se motivi pse ai nuk e pranon këtë kompensim, është pasi shtetit të Kosovës i duhet të hyjë në kredi nga jashtë për të kaluar krizën e shkaktuar nga pandemia.
“Nëse shtetit dhe qeveris sime, i duhet te marre kredi nga jashtë, për ta kaluar vendi jone sa me mire këtë krize, unë ia ofrojë shtetit tim dhe qeveris sime, parat e trustit qe gjate viteve i kam te grumbulluara, ne shume prej 18.250 euro, pa asnjë kompensim, deri ne kohen e pensionimit time. Pra për 12 vite. Atdhe kemi vetëm një, Kosovën tone”, shkruan Veseli, raporton arbresh.info.
Ndryshe, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ditë më parë ka thënë se Qeveria është duke diskutuar me Trustin Pensional të Kosovës që të lejohet tërheqje deri në 10% të kursimeve në mënyrë që të kalohet sa më lehtë nga kriza që ka shkaktuar pandemia.
“Pandemia shkaktoi dëme të mëdha. Ne duhet të investojmë deri 2.5 miliardë nga buxheti. 70% e bizneseve do të subvencionohen. Po diskutojmë edhe me Trustin për të lejuar tërheqje deri në 10%”, kishte thënë ajo.
Ndërkohë, Fondi Kursimeve Pensionale-Trusti pas deklaratës së ministres Bajrami ka dalë me një sqarim lidhur me çështjen e 10 për qind të tërheqjes së kursimeve pensionale nga kontribuuesit.
Sipas tyre, ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10 për qind të mjeteve.
“Këto ditë kemi një fluks të madh të mesazheve dhe vizitave për çështjen e 10%-shit, që është deklaruar nga Qeveria e Kosovës se do t’iu lejohet kontribuuesve t’i tërheqin nga Trusti. Ju njoftojmë se nuk ka ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheqë mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim”, thuhej në njoftimin e Trustit./arbresh.info
Letra e plotë e nënkolonelit Veseli:
Zoteri Kryeminister,
Dua ta falenderoje Qeverin tone dhe Juve, per kujdesin dhe masat e nderrmarura per tejkalim te krizes Personalishte nuk dua asnje kompenzim nga shteti im. Me mjafton paga qe marre.
Nese shtetit dhe qeveris sime, i duhet te marre kredi nga jashte, per ta kaluar vendi jone sa me mire kete krize, une ia ofroje shtetit tim dhe qeveris sime, parat e trustit qe gjate viteve i kam te grumbulluara, ne shume prej 18.250 euro, pa asnje kompenzim, deri ne kohen e pensionimit time. Pra per 12 vite.
Atdhe kemi vetem nje, Kosoven tone.
N.Kolonel Afrim Veseli
Forca e Siguris se Kosoves.
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka