Nëndetësja ruse përplaset me një anije në Detin e Zi

14:16 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Një nëndetëse ruse është përplasur me një anije që barte bagëti në Detin e Zi pranë Turqisë dhe është në rrezik të fundosjes.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë që Limanit i ishte hapur një vrimë si rezultat i përplasjes që ndodhi rreth 40 km në veriperëndim të Ngushticës së Bosforit, transmeton portali arbresh.info.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk është lënduar, dhe se janë duke provuar të shpëtojnë anijen.

Ndërkohë anija transportuese mësohet se barte flamurin e Togos.

Sipas zyrtarit turk të sigurisë bregdetare turke, rreth 78 persona janë shpëtuar nga Liman.

Por në një lajmërim të ndarë thuhet se 15 ushtarë rusë janë zhdukur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme