Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një grua 34-vjeçe është hedhur nga kati i pestë të një pallati së bashku me fëmijën 1 vjeç.
Pamela Martiri, me profesion farmaciste dhe që jetonte në kryeqytet ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa djali fillimisht u dërgua në spital nga një banor i zonës, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve. Një dëshmitare ka treguar se punonte si farmaciste në Tiranë ndërsa babai i saj ka qenë doktor.
Si ndodhi ngjarja?
Rreth orës 12:45, Pamela Martiri shkoi në një sheshpushimin e një pallati, nga ku u hodh me fëmijën në krah. Fqinjët zbulojnë se gruaja 34-vjeçe jetonte prej kohësh në qytetin e Vlorës pranë prindërve të saj. Ajo jetonte me prindërit dhe ka shkuar në një pallat tjetër në lagjen Pavarësia për të kryer aktin ekstrem.
Sipas burimeve të para, gruaja ka pasur probleme me bashkëshortin dhe kjo është arsyeja që jetonte në Vlorë. Banorët thonë se kishte shenja jete deri në momentet e para të ardhjes së policisë dhe ambulancës. Një nga fqinjët aty pranë, i cili po parkonte makinën, shkoi pranë tyre dhe mori fëmijën për ta çuar me urgjencë në spital. Nëna ka reaguar teksa po i merrnin fëmijët nga krahët, por pak çaste më vonë ka ndërruar jetë.
Dëshmitë:
Një prej fqinjëve ka treguar bisedën me nënën e 34-vjeçares. Ata kishin mbërritur në Vlorë ditën e djeshme pasi Pamela kishte krizë nervore dhe rreth 7-8 muaj më parë ishte divorcuar nga bashkëshorti. Ndërsa sot kishte dalë për ta kërkuar, por vajza kishte kryer aktin ekstrem të vetëvrasjes.
“Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë të gjithë. Kishte 7-8 muaj e ndarë. I kishte thënë nënës dje që do të iki në Vlorë. Erdhën këtu, takova unë të ëmën e tha ‘Kam Melën sëmurë. Ka krizë nervore’. I thashë merri ilaçe dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi më trokiti dhe tha ‘E ke parë djalin me Pamelën?’ Dola direkt nga ballkoni se e mora me mend se çfarë do bënte. Ka një muaj që ka shfaqur probleme mendore. Dje erdhi në Vlorë. Nuk ka njeri në shtëpi, kanë ikur në spital”.
Një tjetër banore e zonës tregoi se i ati ka qenë doktor dhe tani është në pension.
“Nuk e kemi parë asnjëherë. Si duket për të mos iu bërë barrë djalit atje tek shtëpia, është hedhur këtu. Farmaciste punonte në Tiranë. Nuk e njohim fare këtu. Babai i saj ka qenë doktor, është në pension tani.”
Një dëshmitar pranë pallatit ku u hodh, rrëfeu momentet e fundit të 34-vjeçares dhe fëmijës 1 vjeç, i cili u mor nga një banor i zonës për tu dërguar në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve.
“Është hedhur nga kati i pestë nga sheshpushimi. Ka ardhur aty, ishte me gjithë fëmijën. Kur janë hedhur, dëgjova zhurmë dhe dola. Pashë që ishte përmbys. Ajo kishte shenja jete ndërsa fëmija kishte varje në fytyrë dhe e mori njëri që është këtu me makinë. Nuk ishte banore këtu. Policia nuk e dinte dhe i njoftuam e erdhëm. Ambulanca u vonua 10 minuta.” /tch/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...