Pritja e Hana Bytyqit për t’i parë fëmijët e saj mori fund.
Për rastin kishin njohuri autoritetet kosovare e gjermane. Bytyqit ia kishte marrë burri fëmijët vite më parë
Nëna 43-vjeçare për më shumë se 8 vjet nuk i kishte dëgjuar e as nuk i kishte parë djalin dhe vajzën e saj, raporton T7.
Thoshte se ata ia rrëmbeu ish- burri i saj nga Qyshku i Pejës.
Në një bisedë telefonike me televizionin T7, Bytyqi tha se pasi ishte ndarë me burrin, ai kishte marrë fëmijët nga ajo.
Bytyqi, e cila jeton në Gjermani, kishte paraqitur rastin para autoriteteve në të dy vendet, por u desh një kohë e gjatë që pritjet e saj të kenë rezultat.
Telaviyioni muaj më parë kishte raportuar për rastin, ndërkohë që nga Prokuroria Themelore e Pejës kishin konfirmuar atë duke shtuar se janë në fazën e rigrumbullimit të fakteve.
Megjithatë duket se ankthi 8-vjeçar tanimë ka marrë fund për Bytyqin, e cila kërkonte në cdo formë të ritakonte fëmijët.
E kjo më në fund ndodhi.
Nën përcjelljen e mediumit gjerman RTL, Hana Bytyqi më në fund u takua me fëmijët e saj.
Madje, për rastin u realizua edhe një dokumentar nga televizioni gjerman.
E emocionet nuk kishin si të mungonin.
Me gjasë, ritakimin e kishin të vështirë edhe fëmijët.
Siç raporton mediumi gjerman, njëri nga fëmijët fillimisht nuk kishte pranuar të shkojë në Gjermani.
Fëmijët e saj janë 13, përkatësisht 11-vjeçar.
Nga Prokuroria kanë thënë se rasti po vazhdon të hetohet.
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...