Nëna e dy viktimave të vrara në korrik të vitit të kaluar në një fshat të Pejës, i kërkoi sot gjykatës që ta përjashtojë gjyqtarin e rastit dhe në vend të tij ta caktojë një gjyqtare grua. Por seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Binak Panxha nuk u mbajt për shkak se rasti është duke u shqyrtuar nga Gjykata e Apelit.
Panxha akuzohet për vrasjen e vëllezërve Ramiz e Arsim Berisha në korrik të vitit të kaluar, në një mal të fshatit Kryshefc të Pejës.
“Shtyhet shqyrtimi i dytë për shkak se i akuzuari e ka angazhuar si mbrojtës, Avokatin Muharrem Hoti, të cilin gjykata konsideron se nuk mund ta përfaqësojë në ketë çështje për shkak se i njëjti paraprakisht ishte mbrojtësi i të pandehurit Xhavit Ponxha, për të cilin ka pushuar procedura penale, dhe avokatin në fjalë e ka përjashtuar nga kjo çështje, ndërsa i njëjti ka parashtruar ankesë dhe rasti tani është në gjykatën e Apelit “, tha gjyqtari Sami Sharaxhiu.
Binak Panxha në shqyrtim fillestar ishte deklaruar i pafajshëm.
Ai akuzohet se shkaku i prerjes së pyllit, me dashje i ka privuar nga jeta dy vëllezërit Ramiz dhe Arsim Berishën.
Në aktakuzë thuhet se dy viktimat së bashku me shokun e tyre Jetlir Gashin ishin nisur me kuaj në pyll për të prerë dru, shkruan Kallxo.com
“Pasi i kishin parkuar qerret buzë rrugës dhe ishin futur në pyll (pronë e të pandehurit) për të prerë dru, pas disa çastesh viktima Arsim ishte duke thirrur: “Kush hamami jeni ju”? dhe në atë moment i pandehuri Binak nga arma automatike shkrep 3 herë e më pas shkrep rafal 11 herë, duke i privuar kështu nga jeta tani të ndjerët”, thuhet në aktakuzë.
Pas aktit, në aktakuzë thuhet se i akuzuari i kishte larguar trupat e të ndjerëve duke i tërhequr përafërsisht 61 metra nga vendi i ngjarjes, duke i zhvendosur në një pjesë të tokës pa pronar.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...