Nëna e ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka pasur një problem shëndetësor, për të cilin është dashur të kryej një intervenim.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në Facebook .
Ai, ka shkruar se nëna tij ka bërë një intervenim në zemër dhe i kanë vendosur një stendë.
“Nana Rukë sapo kaloi suksesshëm një krizë shëndetësore. Ajo bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës”, ka shkruar Haradinaj që ka falënderuar edhe mjekët që janë kujdesur për të.
“Me këtë rast, falënderoj Prof. Dr. Xhevdet Krasniqi, Dr. Fisnik Veliu, Dr. Hamzën, si dhe infermierët Mustafë Qela, Agron Haxholli dhe Granit Bregaj, që kryen intervenimin. Po ashtu, falënderoj mjekët e Emergjencës Dr. Basri Lenjani, Dr. Arbër Hamiti dhe Dr. Vlora Tishukaj, si dhe të gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës. Nana Rukë është në gjendje stabile dhe me sukses po e tejkalon këtë krizë”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Nana Rukë sapo kaloi suksesshëm një krizë shëndetësore. Ajo bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës.
Me këtë rast, falënderoj Prof. Dr. Xhevdet Krasniqi, Dr. Fisnik Veliu, Dr. Hamzën, si dhe infermierët Mustafë Qela, Agron Haxholli dhe Granit Bregaj, që kryen intervenimin. Po ashtu, falënderoj mjekët e Emergjencës Dr. Basri Lenjani, Dr. Arbër Hamiti dhe Dr. Vlora Tishukaj, si dhe të gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës.
Nana Rukë është në gjendje stabile dhe me sukses po e tejkalon këtë krizë.
RH
Plagoset me armë zjarri 40 vjeçari në Fier, në kërkim autori
Roma fiton derbin ndaj Lazios
Kaos në aeroportet e Gjermanisë, qindra fluturime të anuluar...
Abdixhiku në Pozharan: Le të qëndrojmë bashkë deri në festën...
Vrasja e 12 personave në Mal të Zi, mijëra protestues kërkoj...
Procese gjyqësore gjatë vitit 2024, kush kaloi nën llupën e ...