Nëna e Astritit, Xhemile Dehari, ka kundërshtuar ish-kryeprokurorin Sylë Hoxha në lidhje me rastin e djalit të saj.
“Sylë Hoxha e di shumë mirë se çka punu e qysh ka punu. Para disa jave, me një emision e pash, tha më ka detyru kryeprokurori Lumezi me lexu atë farë deklarate. 12 ditë pas vrasjes së Astritit, ka dalë ka thënë se është vetëvrasje. Po e përmendi edhe raporton e Mjekësisë Ligjore. Përse nuk e lexoi raportin e mjekëve të pavarur ai asnjëherë? Këtij po i drejtohna, përse nuk e ka lexu atë raport për me pa se qysh paska qenë?”, ka deklaruar në Klan Kosova nëna e Astrit Deharit.
“Edhe në raportin e Mjekësisë Ligjore, e kam lexu edhe unë, nuk shkruan që është vetëvrasje. Konstatimi i Sylë Hoxhës është vetëvrasje, konstatimi i tij i vet, personalisht”, tha zonja Xhemile mes tjerash, për të shtuar: “Nuk kam qejf me ia ndëgju zanin, po të tregoj drejt, as nuk du me ia ndi zanin e as fytyrën me ia pa. Ju lutem, nuk du që ai me u përgjigj”, tha nëna e të ndjerit Dehari duke iu referuar Sylë Hoxhës.
Hoxha, më pas u është përgjigjur akuzave të nënës së të ndjerit Astrit Dehari, se ai nuk kishte komunikuar kurrë me djalin e saj.
Siç tha Hoxha, në atë kohë, me rastin e paraburgimit të Astrit Deharit, po merrej prokurori i caktuar nga Prokuroria Speciale, teksa ai vet, nuk ka pasur asnjë të drejtë ta vizitonte.
”Më vjen keq për nënën e të ndjerit Astrit”.
”E kuptoj se ajo është prind dhe e ka dhimbjen e mllefin, mirëpo nuk qëndrojnë ato akuza drejt meje – se unë e kam marrë në pyetje atë”.
”Unë kurrë s’kam pasë rast me pa të ndjerin, Astrit Dehari. Kurrë hiq, tjetër kush. E dinë kushdo se Prokuroria Speciale, ka qenë prokurori i caktuar. Unë vetëm kur kam marrë lajmin siç ju thash. As s’kam shku kurrë me e vizitu, sepse s’kam pas arsye e as të drejtë ta vizitoj”, ka deklaruar Hoxha.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...