“Në momentin që e kemi marrë djalin nga çerdhja i ka mshu derës me kry. Ka pas shenja dhune dhe që nga ajo ditë, djali tërë natën i vendos duart në vesh dhe në kokë, trembet natën dhe zgjohet me të qara”, është ky rrëfimi i nënës, Merita Hamidi-Cakolli, që dyshon se djali i saj O.C, u torturua në çerdhen “Lisarti M” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Ajo ka hapur rast edhe në polici . Ndërsa, drejtoresha e kësaj çerdheje, Zejnepe Mjeku mohon të ketë ndodhur diçka e tillë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Gazetën Express. Ajo tha se policia po heton rastin dhe i njëjti po cilësohet si “Lëndim trupor”.
Nëna nga Prishtina, Merita Hamidi-Cakolli, mëngjesin e sotëm iu drejtua Gazetës Express duke dhënë versionin e saj, për ngjarjen e rëndë që sipas saj i ndodhi djalit të saj dy vjeç, pikërisht në çerdhen ku e kishte besuar mbikëqyrjen e tij.
“Djalin e kemi marrë prej kopshtit me shenja. Prej datës 20 kemi hap rast në polici, tash o rasti në hetime. E kam me çu edhe te psikologu. Djalin e kom çu në atë kopsht që një vit, edhe qato pak fjalë që i ka fol, tash më nuk është t’u i folë”, rrëfen, nëna e të miturit për Gazetën Express.
Ajo thotë se vajza e tyre e ka ndërprerë shkuarjen në këtë çerdhe që nga janari. Për shkak se aty është edhe dhoma e dënimeve. Ndërsa djali vazhdimisht kishte kundërshtuar me të qara për të shkuar në çerdhe.
“Po dyshojna shumë që e kan majt edhe mbyll, edhe vajza u kan në atë çerdhe deri në janar.Prej janarit nuk ka dashtë me shku, se vajza thojke aty është edhe dhoma e dënimeve e aty po dyshojmë që djalin e kanë mbajt shumë gjatë. Në momentin që e kemi marrë i ka mshu derës me kry, ka shume trauma. Prej shkurtit djali vec qajke nuk dojke me shku ne kopsht. Por na ajt mos nuk po i rrihet a najçka, por prej Bajramit është përdorë torturë ma e madhe ndaj djalit”, thotë më tej nëna.
Gazeta Express ka kontaktuar edhe me drejtoreshën e çerdhes ku kjo nënë po dyshon s’e ia torturuan djalin.
Zejnepe Mjeku e mohon se rasti në fjalë ka ndodhur në çerdhen “Lisarti M” që ajo e drejton. Thotë se shenjat në vesh fëmija i ka pasur pasi ka ardhur në çerdhe.
“Unë drejt met than qitu ska nodhë qajo hic, unë e kam dhënë edhe deklaratën në polici, Ajo është shumë e rrejshme, masi ka ardhe në çerdhe fmëmija ja kemi pa qato lëndime në vesh. Ajo vetë e ka pru qashtu. Qaj send nuk ka ndodhë në kopsht”, thotë Mjeku për Gazetën Express.
Ajo tha se çerdhja është e licencuar dhe merret me këtë punë që 8 vjet. Sipas saj asnjëherë nuk ka ndodhur asnjë rasti i tillë në “Lisarti M”.
“Unë e mohoj edhe me shumë të drejtë jam i bindur që këtu ajo nuk ka ndodhë, u dasht me mu mu konsultu por ne mënyrë të msheft ka bo. Deri në fund të shkon kjo çështje as vërr zemra s’em bon. Një javë përpara e ka pas djalin smutë me antibiotik. Nuk jam person që i iku që 8 vjet jena me qit punë kurfarë problemi nuk kemi pas”, tha ajo.
Policia po merret me këtë rast. Flora Ahmeti nga zyra për informim në Polici tha se për këtë çështje janë duke u intervistuar persona.
“Rasti është hap me 20 qershor në polici si “lëndim trupor”, njësia e hetimeve është t’u u marrë me rastin. Detaje të tjera nuk mundemi me dhanë sepse jemi në fazën e intervistimit të personave”, përfundoi Ahmeti.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...