Në Teatrin Kombëtar të Kosovës u mbajt akademia përkujtimore kushtuar 20- vjetorit të masakrës së Poklekut. Kjo akademi u mbajt nën patronatin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në këtë akademi mori pjesë edhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Në këtë akademi ishte paraparë të jetë edhe Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, por për shkak të seancës së Kuvendit nuk mori pjesë.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në këtë fjalim nderoi familjet Muqolli, Elshani, Caraku.
“Kam nderime të veçanta për familjet Muqolli, Elshani, Caraku, ku pas “Epopës së Jasharëve”, ky pasoi edhe më lirinë e Drenicës. Gjithashtu Drenica është hedhur tre herë ne gjuajtje, kurse pas 30 vitesh u kthye prap në shënjestër, ku u vranë shumë civilë, fëmijë, gra e pleq”, u shpreh Lladrovci.
Lladrovci në këtë akademi gjithashtu tha se për herë të parë për vizitë kemi sjellur Bernard Kouchnner, ku ka parë e prekur historinë tonë, por edhe në mediat ndërkombëtare u pa lufta e Kosovës.
Ai ndërkaq nuk la pa përmendur se në vitin 1998-1999, janë vrarë 74 dëshmor, në muajin prill te ‘99, u vranë mbi 400 dëshmorë.
Profesori Nuri Behxheti, në këtë akademi u shpreh se 20 vite kanë kaluar shpejt kurse historia e Kosovës ka kaluar në shumë faza.
“Historia e Kosovës ka kaluar në shumë faza, por kanë pasur ngjarje të ndryshme, por gjithmonë kanë qenë ne shënjestër. E gjithë Kosova por veçmas Drenica, ka qene Qendra e pushtimit. Në këto 20 vite kanë kaluar shumë shpejt, kanë ndryshuar shume probleme, pra para 20 viteve kemi pasur problemi me okupatorin serb, nuk ka qenë e lehte të shohësh ushtrinë e Serbisë e të ngrihesh kundër tyre“, u shpreh Behxheti.
Ai ndër të tjera u shpreh se Pokleku si Prekazi, Krusha, Reçaku, Morina janë vende pelegrinazhe.
Kryetari i Shoqatës të dala nga lufta, Hysni Gucati, u shpreh se me 17 prill, kjo nuk është një datë e zakonshme por është datë që duhet mbajtur mend.
“Kjo datë është datë historike, e duhet mbajtur mend, por duhet të jeni krenar ju familja Muqolli, Elshani, Caraku, për bijtë dhe bijat e tua”, u shpreh Gucati.
Familjari i familjës Muqolli, Skender Muqolli, tha se Pokleku ishe cak i sulmeve paramilitare serbe.
“Pokleku ishte cak i shumë sulmeve, paramilitaret kryejtën krim, ku vranë civil qe ishin të pa armatosur, aty u vra edhe një foshnje 6 muajshe që nuk gëzoi lirinë, e deri tek pleqtë u vranë, ku iu bëjë thirrje që të mbledhin fakte në mënyrë institucionale, që mos të zhduken e siç kanë nisur të zhduken, por të formohet një gjykatë e të kemi ku te shfaqim faktet tona”, u shpreh Muqolli.
Skender Muqolli, tha se u vranë 58 civil, ku 55 prej tyre kanë rënë civil dhe 3 kanë shpëtuar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...