Google ADS

Nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shofer, një person godit një këmbësore në Gjakovë

23:31 | 25 Prill 2024
E.G

Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pas goditjes me veturë në Gjakovë.

Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi drejtori i Trafikut Rajonal, Albin Sahatqija i cili tha se shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe me masë mbrojtëse të patent shoferit shkruan Arbresh.info.

I njëjti është ndaluar nga policia.

“Aksidenti është me lëndime të lehta, Personi nën mdikim të alkoolit, është arrestuar nga policia dhe me urdhër te Prokurorit është ndaluar.”, ka thënë ai.

“I njejti ka pasur masë mbrojtese të konfiskimit të patent shoferit me herët nga Trafiku Rajonal dhe tani ju ka konfiskuar edhe automjeti”, tha Sahatqija./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme