Google ADS

Nën mbikëqyrjen e IKSHPK-së janë 5.153 persona, kontakte të rasteve

09:32 | 15 Prill 2020
Arbresh.info

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se ka nën mbikëqyrje 5.153 persona, kontakte të rasteve.

Në njoftim thuhet se IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetë-izolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

“Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.153 kontakte të rasteve”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndryshe, nga data 08 shkurt deri më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.547 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 387 me 8 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme