Nën mbështetjen e presidentes Osmani, ekipi kosovar i TIK-ut merr pjesë në Samitin e teknologjisë në Portugali

17:32 | 15 Nëntor 2023
E.H

Në konferencën më të madhe të teknologjisë në botë e cila po mbahet në Portugali, po marrin pjesë afro 160 shtete, e në mesin e tyre është edhe Kosova.

Për këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila po ashtu po qëndron për vizitë në Portugali, është takuar me të rinjtë dhe të rejat e TIK-ut të Kosovës, për të cilët shprehu krenarinë, shkruan Arbresh.info.

Osmani ka thënë se Kosova po vendoset si lider rajonal dhe global në sektorin e TIK-ut.

“Në këtë vit @WebSummit në Portugali, më është bashkuar një ekip i talentuar i të rinjve dhe të rinjve nga sektori i lulëzuar i TIK në Kosovë. Së bashku, ne nuk po pozicionohemi vetëm në hartë si një destinacion kyç i TIK-ut, por po vendosim ritmin si lider rajonal dhe kampion global në këtë sektor”, ka shkruar Osmani në platformën X.

 

Mes tjerash, Osmani ka thënë se e ardhmja e teknologjisë tani është më e ndritshme se kurrë më parë!

“Afro 160 shtete, më shumë se 70 mijë pjesëmarrës. Në mesin e tyre është edhe ekipi kosovar i përbërë nga çika e djem tanë nga fusha e ICT-së, me të cilët po marrim pjesë në konferencën më të madhe të teknologjisë në botë. Eksperiencë fantastike e rrjetëzimit të ndërrmarrësve, liderëve dhe entuziastëve të teknologjisë nga e gjithë bota. E ardhmja e teknologjisë tani është më e ndritshme se kurrë më pare”, ka shkruar Osmani në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme