Nën kërcënimin e thikës, tre persona grabisin një taksist në Lipjan

12:53 | 7 Tetor 2020
L G

Një taksist ka raportuar në polici se është grabitur nga tre persona (pasagjerë) derisa ishte duke i dërguar në destinacionin që i kishin kërkuar.

Viktima ka thënë në polici se ishte kërcënuar me thikë dhe i ishin grabitur 17 euro dhe telefoni celular, raporton arbresh.info.

Ngjarja ka ndodhur në Lipjan mbrëmë pas mesnate.

“ Ankuesi mashkull kosovar punëtor-taxi ka njoftuar se gjersa ka qenë duke i vozitur tre pasagjer njëri nga ta nën kërcënimin e thikës i ka grabit 17 euro dhe një celular. Sipas ankuesit të dyshuarit janë larguar me veturën Audi A3 me targa të Shqipërisë. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, bënë të ditur policia./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme