Google ADS

Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market në Prishtinë

09:12 | 17 Nëntor 2024
E.H

Dy person të dyshuar nën kërcënimin e thikës kanë grabitur të shtunën një market në rrugën “Mujë Krasniqi” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, të dyshuarit i kanë marr nga arka një shumë parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Arbresh.info.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë/16.11.2024-22:10. Derisa ankuesja f/k ishte duke punuar në një market, dy të dyshuar duke e kanosur atë me një mjet të mbrehtë ( thikë), i kanë marr nga arka e marketit i kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme