Një person ka njoftuar se nën kërcënimin e armës, tre persona i kanë marrë veturën e tij si dhe një celular.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Hajvali, shkruan Arbresh.info.
“Hajvali, Prishtinë / 12.11.2023 – 22:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë ndaj tij kanë kryer veprat e lartcekura, me ç’rast nën kërcënimin e armës nga ai kishin marrë veturën, një telefon celular dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. “, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedura të mëtejme hetimore./Arbresh.info/
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër