Google ADS

Nën kërcënimin e armës grabitet një market në Ferizaj

08:55 | 4 Shkurt 2024
E.H

Një grua ka raportuar në polici për një rast grabitje që ka ndodhur në marketin ku ajo punonte në Ferizaj.

Sipas Policisë, ankuesja ka njoftuar se një person i panjohur i maskuar dhe me një armë në dorë ka kërkuar që ti japë të gjitha paratë që i ka në arkë, shkruan Arbresh.info.

I dyshuari pasi që i ka marrë parat është larguar në drejtim të pa njohur ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Ferizaj 03.02.2024- 19:15. Ankuesja femër kosovare , punëtore në një market ka njoftuar se një person i pa njohur i maskuar dhe më një armë në dorë i ka kërkuar që ti japë të gjitha paratë që i ka në arkë. I dyshuari pasi që i ka marrë parat është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme