Nën kërcënimin e armës grabitet një market në Ferizaj

08:45 | 5 Dhjetor 2023
Arbresh

Dy persona nën kërcënimin e armës kanë grabitur 200 euro në një market në rrugën ”Naim Beka” në Ferizaj, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur, shkruan Arbresh.info.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes ndërsa rasti është nën hetime.

“Rr. Naim Beka, Ferizaj 04.12.2023-17:02. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në marketin e tij, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur 200 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme