Qendra Korrektuese për të mitur dhe femra, në Lipjan ka një kapacitet prej mbi 140 shtretër, aktualisht numri tyre sillet rreth 80 të mitur dhe femra, kurse stafi i tyre përbëhet prej mbi 150 pjesëtarë. Ata trajtohen mirë nga stafi që angazhohen drejtë socializmit të tyre dhe kthimin në jetë normale.
Veprat për të cilat po vuajnë dënimin këta të mitur janë te ndryshme, si: Vjedhje e rëndë, vjedhje, grabitje, vrasje -vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, lëndim -lëndim i rendë trupor, etj.
Aktivitete të shumta zhvillohen në Qendrën Korrektuese në Lipjan, për t’ua lehtësuar sadopak vuajtjen e dënimit të burgosurve.
Në një dhomë të kësaj qendre (dhoma e pyetjeve), dhe në shoqërinë e njëri- tjetrit, dy nga të miturit shprehën rrëfimet e tyre për arbresh.info.
Njëri nga të miturit 16 vjeçar, tha se është duke vuajtur dënimin me dy vjet burg, për veprën penale “Grabitje”.
“Unë këtu jam që 1 vjet e 2 muaj.., unë këtu jam për grabitje, dhe gjykata më ka pru këtu më vendim, e mua më kanë mbetur edhe 10 muaj. Jam penduar, por gabimi është bërë”, thotë ai.
Ai po ashtu rrëfen edhe se si kalohet një ditë këtu në qendrën korrektuese, për shokun që ka gjetur dhe për shkollimin e tij.
“Zgjohemi në ora 07:00, e fillojmë ditë me privilegje, ku dalim të punojmë, e humbim kohën…. kemi shëtitje, sportin,… e kemi aktivitete tjera. Ne këtu jemi të gjithë shokë, por edhe kam gjetur një këtu. Këtu janë kushtet shumë të mira, shkollimin e kemi vazhduar në këtë qendër, edhe stafi këtu është i mirë”, përfundon rrëfimin ky i mitur.
Ndërsa i mituri tjetër, që ka moshën 17 vjeçare, kishte bërë dy muaj në këtë qendër, e vepra e tij që kishte kryer, ishte “vjedhje” dhe “lëndim i rëndë trupor”. Ai thotë se ndihet i penduar për veprën e kryer.
“Unë këtu jam që dy muaj, unë kam kryer veprën penale për vjedhje dhe lëndim i rëndë trupor… jam i dënuar 1 vjet e 6 muaj….normal jam penduar që e kamë bërë këtë krim, por tash… (ulë kokën nga pendimi i tij)”, rrëfehet 17 vjeçari.
Mirëpo, ai rrëfen edhe ditën apo rutinën ditore të tij, por kundër të miturit tjetër paraprak, ai tregon se këtu janë të gjithë shok, por ende nuk ka gjetur ndonjë shokë të tij, dhe për stafin thotë se janë të mirë e nuk kanë probleme.
“Ne e kemi rutinën, pra në ora 07:00 mëngjes zgjohemi,… kemi shëtitje, sport, ne dalim dhe punojmë. Jemi gjithë si shokë këtu, por një shokë të veçantë jo. Mirë…mirë është stafi, nuk kemi problem, mirë sjellën me ne”, përfundon ndër të tjera rrëfimin e tij.
Në këtë Qendër Korrektuese, aktualisht numri i të miturve të dënuar në gjykatat e Kosovës për vepra të ndryshme penale është 33, nga ky numër të dënuar janë 7, ndërsa 30 të mitur janë në masë edukuese dhe 13 të tjerë janë të paraburgosur./E.Ballazhi/arbresh.info/
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...