Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka reaguar pas dëmtimit të banerave ku shihet Kadri Veseli e Hashim Thaçi.
Totaj ka thënë se kushdo ta ketë bërë ketë veprim, në fakt tregon shumë për personalitetin dhe karakterin e tij, që në asnjë mënyrë nuk mund të jetë për t’u krenuar, shkruan Arbresh.info.
Në reagim e tij në Facebook ai ka pyetu se cili baner do t’u pëlqente nëse jo i çlirimitarëve.
Ky është reagimi i plotë:
Në rrugën Prishtinë – Mitrovicë shkyhen banerët me foto të Presidentit Thaçi dhe Kryetarit Veseli!
Kushdo ta ketë bërë këtë veprim, në fakt tregon shumë për personalitetin dhe karakterin e tij, që në asnjë mënyrë nuk mund të jetë për t’u krenuar.
Kemi qytetarë qyqarë apo janë akoma me filozofinë e robit dhe nuk e durojnë dot lirinë ?!
Jam kureshtar me ditë cili baner do t’u pëlqente, nëse jo i ÇLIRIMTARËVE?
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...