Nehat Thaçi pritet që këtë të enjte të fillojë punën në postin e ri, si Drejtori i Shërbimeve Korrektuese të Kosovës.
Vendimi për Nehat Thaçin është marrë të hënën dhe tashmë është nënshkruar ligjërisht.
Këtë gjë e ka konfirmuar për Indeksonline, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri duke thënë se pikërisht këtë të enjte nis edhe puna e tij në postin e ri, të cilin deri para pak kohësh e udhëhoqi, Sokol Zogaj, tashmë i pensionuar.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të udhëhiqet nga Thaçi i cili deri tani ishte drejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Mitrovicës, pozitë kjo në të cilën funksiononte që nga viti 2011.
Emërimi i Nehat Thaçit në krye të Shërbimeve Korrektuese u bë në mbledhjen e qeverisë më datën 27 prill.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...