Google ADS

Nehat Thaçi merr pjesë në video-konferencën e ICPA-s

20:31 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, mori pjesë në video-konferencen e zhvilluar nga International Correction and Probation Associates (ICPA).

Në video-konferencën përmes “Zoom” morën pjesë rreth 40 shtete anëtare të ICPA-së, ndërsa temë diskutimi ishte shkëmbimi i përvojave dhe menaxhimi i pandemisë “COVID-19” në institucionet korrektuese.

Gjatë prezantimit të tij, drejtori i SHKK-së, z. Thaçi, i njoftoi të pranishmit rreth menaxhimit dhe zbatimit të planit operativ “Coronavirus”, që ka për qëllim parandalimin dhe përhapjen e Pandemisë “COVID-19” në institucione korrektuese dhe ato të paraburgimit, ku si rezultat i këtij plani, deri më tani asnjë i burgosur në Republikën e Kosovës nuk është i prekur nga pandemia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme