Nehat Idrizi njihet si një gjyqtar profesionist dhe se deri më tani nuk kemi hasur në ndonjë rast në të cilin ai ka vepruar në kundërshtim me detyra dhe përgjegjësitë e tij si gjyqtar.
Por, ka kritika sa i përket drejtimit të Idrizit me Këshillin Gjyqësor.
Juristi Labinot Leposhtica, thotë se në KGjK, Idrizi nuk ka arritur të adresojë çështjet kryesore të gjyqësorit apo të arrijë të sjellë ndonjë ndryshim drastik pozitiv në sistemin gjyqësor dhe pse nuk mbahet mend për ndonjë aferë, nuk do të mbahet mend as për ndonjë zhvillim pozitiv.
“Po ashtu, procesi të cilin z. Idrizi ka kryesuar komisionin, ai i përzgjedhjes së noterëve është shoqëruar me shumë pakënaqësi dhe përfolje për parregullsi e po ashtu në këto pretendime është përfshirë edhe vetë emri i z. Idrizi pasi që është përfolur se ishte në situatë të konfliktit të interesit dhe se reja e tij e ka kaluar provimin e Noterisë – situatë kjo e mohuar nga z. Idrizi”, thotë Leposhtica.
Se Nehat Idrizi, s’ka shanse të bëhet President e thotë edhe njohësi i çështjeve politike në vend, Shkodran Ramadani.
Edhe analisti, Shkodran Ramadani, thotë se për pozitën e presidentit nevojitet marrëveshje politike.
Sipas Ramdanit, Idrizi s’mund t’i marrë as 40 nënshkrime për të kandiduar.
Për Ramadanin, Idrizi do ta ketë fatin e Ismet Hebibit e Seremb Gjergjit.
“Idrizi s’mundet mi marr as 40 nënshkrime qe janë të nevojshme për më kandidu e lë më votat ma shumë. Ka pas edhe më herët tentime të ngjashme si Seremb Gjergji e Ismet Hebibi edhe s’kanë muajt e as ky s’mundet. Për postin e Presidentit ka më qenë një emër me ndikim”, vlerëson Ramadani.
Portali arbresh.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga Idrizi në lidhje me aktivitetin e tij për të marrë përkrahjen e partive politike, por nuk i është përgjigjur thirrjeve.
Kujtojmë se që nga 5 nëntori kur Dhomat e Specializuara ngritën aktakuzë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, po e ushtron detyrën kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Deri tash kandidaturën e ka shpallur edhe Ramush Haradinaj, i cili është kryetar i AAK-së, por që partnerët e koalicionit nuk kanë dhënë mbështetje për këtë emër./V.Selimi/arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...