Nedialtço Dantçev: BE duhet të punoj në dobi të gjithë neve

11:07 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Nedialtço Dantçev, gjatë prezantimit të prioriteteve të Presidencës Bullgare të Këshillit Evropian ka thënë se tri shtyllat kryesore të prioritete  janë stabiliteti, siguria dhe solidariteti, raporton arbresh.info.

Sipas tij së pari është koha e duhur që t’ia kthejmë vëmendjen fqinjëve tonë. Së dyti tani më shume se kurrë Evropa duhet të jetë e bashkuar dhe gjasa jonë e vetme është të ecim përpara si një ekip dhe së treti Bullgaria është bërë pjesë e BE dhe ne mund të jemi urë lidhëse mes Ballkanit Perëndimor dhe BE.

“BE duhet të punoj në dobi të gjithë neve”, ka thënë ai

Dantçev ka thënë se për të nxitur rritjen ekonomike Bullgaria do të punoj shumë.

Ai ka thënë se gjëja kryesorë është krijimi i vendeve të punës dhe të sigurohemi që kufijtë tonë janë të mbrojtur

“Ka shumë punë para nesh dhe shpresoj qe do të bëjmë më të mirën të mundshme sepse vetëm të bashkuar mund të jemi të fuqishëm”, ka thënë ai./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme