Ministria e Mbrojtjes ka mohuar pretendimet e disa mediave se fotografia e presidentit Hashim Thaçi është zhvendosur nga zyra e ministrit të ri Anton Quni.
“Në disa portale dhe media dje më 5.02.2020, me rastin e pranim – dorëzimit të detyrës së ministrave të mbrojtjes, nga zoti Rrustem Berisha tek ministri i ri zoti Anton Quni, është dhënë lajmi jo i vërtetë dhe tendencioz se: “Ministri Quni ndjek hapin e Vjosa Osmanit, vendos fotografinë e Rugovës në Zyrë”. Po ashtu edhe teksti në brendësi është i shkruar me hamendësime, se kinse në zyrën e ministrit të mbrojtës është hequr, zhvendosur fotografia e presidentit aktual Hashim Thaçi. “Në zyrën ku u bë pranim-dorëzimi i detyrës u pa vetëm fotografia e Rugovës. Nuk dihet nëse brenda këtyre katër mureve është e varur edhe fotografia e Presidentit Hashim Thaçi”.
Ky lajm është krejtësisht i pavërtetë, i njëanshëm dhe tendencioz, sepse qëllimisht është prerë fotografia e presidentit Thaçi dhe si e tillë paraqet vetëm një këndë të zyrës. Ky është shkrim jo profesional sepse është i pa verifikuar nga artikullshkruesi, sepse nuk ka kërkuar verifikimin e së vërtetës. Për më tepër fotoja është e shkrepur kurë ende ministri i ri Anton Quni nuk e kishte pranuar detyrën.
Për hirë të informimit të drejtë dhe objektiv të qytetarëve, ju njoftojmë se në realitet, nuk ka pasur as vendosje e as zhvendosje të fotografive në zyrë, këtë e dëshmon më së miri edhe fotografia që shoqëron komunikatën e djeshme për media, për ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës të ministrave të mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Ministris./arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen