Në Byrgenstok, afër Luzernit, në Zvicër, sot për të dytën ditë me radhë, vazhdojnë punimet e samitit për Ukrainën, ku po marrin pjesë liderët e më shumë se 90 vendeve dhe institucioneve të ndryshme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e përfaqëson Kosovën dhe do të jetë në mesin e afro 100 liderëve nga mbarë bota.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha dje gjatë një konference shtypi me presidenten zvicerane Viola Amherd, se në këtë takim do të “shkruhet historia”. Ai tha se ky takim kishte arritur suksesin e pritshëm.
Udhëheqësit e Italisë dhe Gjermanisë kanë kundërshtuar me forcë kushtet e armëpushimit të përcaktuara nga Vladimir Putin për të ndalur luftën në Ukrainë.
Të premten, Putin pretendoi se do të pajtohej me një armëpushim nëse Ukraina tërhiqte trupat nga katër rajone të cilat Rusia i pushton pjesërisht dhe pretendon se i ka aneksuar, shkruan BBC./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...