Me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2018/19, edhe në Zvicër do të mbahet Festa e Abetares, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij programi do të ketë lojë me ngjyra, këngë kori, valle shqiptare e të tjera.
Organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”, kjo ngjarje do të mbahet më 22 qershor, me fillim nga ora 18:00, adresa: Denigkofenweg 169 3072 Ostermundigen.
“Të nderuar prindër dhe familjarë, me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2018/19, LAPSH, kantoni Bern, organizon Festën e Abetares. Andaj, ejani ta festojmë së bashku këtë aktivitet të rëndësishëm në gjuhën tonë të bukur shqipe”, thuhet në njoftimin e tyre.
Gjatë festës do të shtrohet edhe një darkë me ushqime tradicionale shqiptare, kurse hyrja do të jetë falas për të gjithë.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...