Google ADS

Në Zveçan vendosen tabela informuese në gjuhën shqipe

16:50 | 3 Tetor 2024
E.H

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka bërë të ditur se pas 25 vitesh janë vendosur tabelat informuese në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera.

Peci përmes një postimi në Facebook ka thënë se të gjitha këto shenja informuese janë thelbësore për banorët dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë në Zveçan, përcjell Arbresh.info

Postimi i fundit:

Mirë se vini në Zveçan!

Pas 25 vitesh, kemi vendosur tabelat informuese ne shqipe dhe në gjuhët e tjera në komunën tonë.

Të gjitha këto shenja informuese janë thelbësore për banorët tanë dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë këtu. Ato gjithashtu do t’u ofrojnë ndihmë vizitorëve nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, duke treguar se kjo është një zonë ku diversiteti dhe bashkëjetesa janë vlera të çmuara.

Bashkëpunimi ynë për të arritur këtë hap, gjithashtu shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm për promovimin e gjuhëve zyrtare në hapësirat publike./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme