Në bazë të Strategjisë për Akomodimin e Ndërtesave Qeveritare 2008-2025 në zonën Prishtina e Re, kaherë ka nisur ndërtimi i Kompleksit Qeveritar. Ky veprim është bërë në saje të Vendimit të përbashkët të komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës nr.046-9060, të datës 4.5.2015, mbi bazën e të cilit është nënshkruar edhe Marrëveshja-Kontratë me komunën e Prishtinës, për shfrytëzimin e hapësirave të asaj zone, për 99 vite.
Mbi bazën e këtyre dokumenteve tashmë është ndërtuar Kompleksi i Pallatit të Drejtësisë, kurse në ndërtim e sipër janë ndërtesat e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, i Komisionit të Pavarur për media, i Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale, i Agjencisë së Kosovës për Miniera e minerale dhe i Qendrës për Vlerësimin e Standardeve. Ndërkaq, në proces të përgatitjes janë edhe ndërtesat e Agjencisë së kadastrave tlë Kosovës, i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rreziqet dhe ai i Akademisë së Drejtësisë.
Me një fjalë, në bazë të planit të tashëm, në atë zonë pritet të ndërtohen gjithsej 11 ndërtesa për 21 institucione të shtetit.
NDERTIMI I NDËRTESËS SË INSTITUTIT TË KOSOVËS PËR ADMINISTRATËE PUBLIKE
Projekt/dizajni për ndërtesën e IKAP-it ka filluar që nga 2014 dhe ka qenë në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionit Evropian – qendra në Prishtinë. Pas procedurave për marrjen e lejes së ndërtimit nga komuna e Prishtinës dhe të procedurave të prokurimit nga MAP-i, kontrata për këtë ndërtesë është nënshkruar, më 14.11.2016, ndërsa punimet kanë filluar, më 17.11.2016, në zonën Prishtina e Re, në Prishtinë.
Investitorë janë Qeveria e Republikës së Kosovës – “Ministria e Administratës Publike”, me Zyrën e Komisionit Evropian. Vlera e kontratës është , 1, 643,051.43 euro, kurse periudha e realizimit, 2016-2019 (tre vite). Ndërtesa përfshinë një sipërfaqe prej 3533.43 metra katrorë.
(Pamje nga vizita e zëvendësministrave Sami Hajdaraj e Hajredin Hyseni dhe e sekretarit të përgjithshëm të MAP-it, Arton Berisha, me bashkëpunëtorë në ndërtesën në ndërtim të IKAP-it)
NDERTIMI I NDËRTESËS SË KOMISIONIT TË PAVARUR PER MEDIA
Kontrata, për ndërtimin e kësaj ndërtese është nënshkruar, më 31.08.2018, në vlerë prej 1,049,883.22 eurosh. Punë kryes janë “N.P.SH. DEKORAL”, Istog, Gurrakoc dhe “N.N.T. ABC”, Prishtinë. Ndërtesa e nisur, më 15.9. 2018, duhet të përfundojë brenda 36 muajsh, përkatësisht më 12. 12.2021.
NDERTIMI I NDËRTESËS SË QENDRËS PËR VLERESIMIN E STANDARDE
Për ndërtesën e Qendrës për vlerësim dhe të standardeve, kontrata është nënshkruar, më 29.11.2018, në vlerë 1,965,600.1 eurosh. Operatorë ekonomikë janë: Konsorciumi “Euro-Besi” sh.p.k dhe Alping NPN , Prishtinë.
Deri tash, pas incizimit gjeodezik të lokacionit , është punuar rruga e re për qasjen në punishte, pastrimi dhe rrethimi i punishtes me llamarinë, janë vendosur shenjat e rrezikut dhe paralajmërimit në objekt, dhe janë bërë të gjitha veprimet që i nevojiten një vend punishteje. Më pas, është bërë betonimi i shtresave të varfra për mbrojtjen e izolimit, betonimi I pllakës baze të objektit, i mureve dhe shtyllave të bodrumit. Momentalisht punimet ndodhen në fazën e armimit të këtij pozicioni. Të gjitha furnizimet me beton janë bërë sipas specifikimit teknik dhe janë marrë mostrat e betonit për shqyrtim. Është bërë armimi i pllakës bazë të objektit, armimi i mureve dhe shtyllave të bodrumit. Punimet po vazhdojnë në armimin e pllakës se bodrumit. Te gjitha punimet e armaturës janë bërë sipas specifikimit teknik dhe projektit zbatues.
NDERTIMI I NDËRTESËS PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR MINIERA E MINERALE DHE PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR MBROJETJEN E MJEDISIT
Për ndërtesën për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe për Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, kontrata është nënshkruar, më 20.05.2019, në vlerë 1,912,281.72 eurosh. Operatorë ekonomikë janë :“ZENITH GROUP” SH.P.K. – Prishtinë, “MAK-BUILDING” SH.P.K. –Vushtrri, “ASTRAPLAN” SH.P.K. – Prishtinë dhe “BENI-COM” SH.P.K. – Obiliq. Fillimi i punimeve ka nisur, më 23.05.209 nga operatorit ekonomik – ZENITH GROUP – Prishtinë.
Me fillimin e punimeve të gërmimit operatori ekonomik ka hasur në disnivel të terrenit, ku nga nga zyra projektuese është kërkuar që të na ofrojnë zgjidhjen e nevojshme për situatën në terren. Me ofrimin e projektit nga zyra projektuese është propozuar ndërtimi i një muri mbrojtës për të cilin janë paraqitur edhe punë të paparapara, dhe është bërë kërkesa për aprovim.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi