Të shumta janë rastet ku shoferët janë të papërgjegjshëm në komunikacion dhe nuk kanë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
Së fundmi, Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se ka ndaluar një shofer me inicialet E.B, i moshës 24 vjeç, ku ka zhvilluar shpejtësi prej 79 km/h, në zonën e kufizimit 40 km/h.
Policia i shqiptoi shoferit gjobën kundërvajtëse prej 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
Komunikata e plotë:
Policët e stacionit në Ferizaj me datën 19.03.2024 rreth orës 20:30 , në rrugën ‘’Rexhep Bsilimi’’ në Ferizaj kanë ndaluar shoferin E.B (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 79 km/h.
Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit