Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, dje në dy raste të ndara ka ndaluar dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë.
Një shofer 18-vjeçar me inicialet B.L., me veturën e tij në zonën e kufizimit 50 km/h, zhvilloi shpejtësi 140 km/h.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
Në rastin e dytë, në lokacionin e njëjtë, policia ka ndaluar një 32-vjeçar më inicialet L.S., i cili në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 146 km/h.
Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me 300 euro, 3 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...