Një 25-vjecar është dënuar nga Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj me 500 euro gjobë, pesë pikë negative dhe për një vit heqje e patentë shoferit.
Policia njofton se F.K., me veturën e tij ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën 50 km/h ka zhvilluar shpejtësinë 127 km/h në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ësht...