Në zonat e banuara me serbë gjithsej 258 raste me Covid-19

14:10 | 9 Korrik 2020
A Z

Sipas rezultateve të deritanishme, 258 pacientë me koronavirus janë regjistruar në zonat e banuara me serbë në Kosovë, prej të cilëve 97 janë banorë të veriut të Mitrovicës.

Kështu tha specialisti serb i epidemiologjisë Aleksandar Antonijeviq.

Sipas tij, që nga 12 marsi janë testuar 2,252 persona, nga të cilët 258 janë konfirmuar për praninë e koronavirusit në të gjitha zonat e banuara me serbë në Kosovë, , transmeton Klan Kosova.

Janë 139 të infektuar rishtazi, për tre javët e fundit të testimit në të gjitha zonat e banuara me serbë në Kosovë.

Ndërkaq, 94 persona të tjerë janë në vetizolim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme