Në Zagreb formohet Këshilli për pakicën shqiptare

20:54 | 12 Qershor 2019
Arbresh.info

Tashmë edhe në Zagreb të Kroacisë ka një Këshill për pakicën shqiptare.

Kështu kanë njoftuar në faqen zyrtare të Ministrit të Shtetit për Diasporën në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

“Ky këshill me përfaqësues shqiptarë do t’i vijë në ndihmë dhe do t’i japë mbështetje komunitetit shqiptar atje”, thuhet në njoftim.

Në takimin e parë është zgjedhur bordi drejtues i Këshillit me kryetar z. Memetali Zenuni.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme