Festës së përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës iu bashkua edhe Xhamia e Vjetër në Podujevë. Në faljen e namazit të xhumas në këtë xhami sot qytetarët shkuan me plisa, shkruan Arbresh.info.
Imami i kësaj xhamie, Imri Llugaliu në një status në rrjetin social në facebook ka shkruar se me këtë organizim kanë përçuar porosinë se feja dhe kombi janë sikur dy binjakë që së bashku rriten, jetojnë dhe njëri tjetrin e ndihmojnë.
Po ashtu në këtë festë të pavarësisë Imami Llugaliu së bashku mme qytetarët pas faljes së namazit kanë shpërndarë ndihma ushqimore për 20 familje në nevojë.
Statusi i plotë:
Sot në përvjetorin e 9 të shtetit tonë tek Xhamia E Vjetër Podujevë u bashkuan festa kombëtare e Pavarësisë së Kosovës dhe festa fetare e xhumasë ku së bashku me xhematin e nderuar në shenjë atdhedashurie në xhami ishim me plisa, me këtë organizim përçuam porosinë se feja dhe kombi janë sikur dy binjakë që së bashku rriten, jetojnë dhe njëri tjetrin e ndihmojnë.
Pas faljes së xhumasë xhemati shpërndau edhe ndihma ushqimore për 20 familje në nevojë për nderë të festës së 17 shkurtit.
Zoti na mundësoftë me prit ditë më të mira në të ardhmen tonë dhe Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që në qfardo mënyre kontribuan për lirinë tonë…
Këtë lloj organizimi xhamia jonë tani e ka bërë tradicional dhe falënderojmë të gjithë ata që na u bashkangjitën deri më sot e tutje..
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...