Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me shoqërinë kulturore artistike “Dardania” me datën 30 nëntor në Winterthur të Zvicrës, kanë shënuar aktivitetin përfundimtar për “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”.
Aktiviteti ishte i karakterit human për shkak të tragjedisë së 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.
Në këtë manifestim kulturor morën pjesë një numër i madh i bashkatdhetarëve që veprojnë në këtë qytet dhe përfaqësues nga MKRS-ja.
Po ashtu i pranishëm ishte edhe kryetari i qytetit te Winterthurit.
Drejtoresha për arsim dhe kulturë nga MDIS znj. Maliqe Hashani iu drejtua të pranishmeve, duke i falënderuar për kontributin që ata kanë dhënë në vazhdimësi për ruajtjen e kulturës gjuhës dhe traditës shqiptare.
Ajo ka theksuar se festat e nëntorit këtë vit nuk janë pritur me festë dhe ashtu siç ishin planifikuar, por që uron që shpejt Shqipëria ti kthehet normalitetit.
Ndërsa kryetari i shoqërisë artistike “Dardania”, z.Shefqet Cakolli përshëndeti të pranishmit, duke shprehur falënderim të veçantë për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e cila si bashke organizatore e këtij projekti ka mbështetur në vazhdimësi aktivitetet kulturore që ka realizuar shoqëria artistike “Dardania”.
Pikërisht për këtë “Dardania” ndau mirënjohje për MDIS-in.
Lexo edhe: Hapen shkollat në Tiranë dhe Durrës dy javë pas tërmetiti
Dokumentari i Toni Kukës, Hovenier: Përkushtimi i tij e vend...
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore