Google ADS

Në Vushtrri vetëm një person i pa shëruar me Covid-19, shuhet vatra e përhapjes në Samadrexhë

07:39 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Në Vushtrri nga 24 të infektuar, 22 janë shëruar dhe është vetëm një rast aktiv, ndërsa është shënuar një viktimë.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se sot shfuqizohet vendimi Ministrit Vitia për Samadrexhën si ‘vatër’ e përhapjes së koronavirus.

Tahiri është shprehur optimist se Vushtrria do të jetë qyteti i parë që mbyll ciklin e të infektuarve dhe të shëruarve.

Njoftimi:

N’Vushtrri sot 0 raste si dhe 1 paciente nga Samadrexha e shëruar. Nga nesër shfuqizohet vendimi i Ministrit Vitia për Samadrexhën si ‘vatër’ e përhapjes së #coronavirus

Ne jemi gati për lehtësim të masave dhe kemi kërkuar nga MSH që Smrekonica të largohet nga karantina. Vendimi i Ministrit varet edhe nga vlerësimi i profesionistëve shëndetësor, le të jemi të qartë për mua 1 jetë njeriu dhe shëndeti është me e rendesishme se çdo gjë tjetër.

Kam besim që do të jemi qyteti i parë që mbyll ciklin e të infektuarve dhe të shëruarve, 24 të infektuar, 22 të shëruar, vetëm 1 rast aktiv dhe fatëkeqësisht 1 vdekje.

Faleminderit Vushtrri ??.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme