120 raste me Coronavirus janë aktive në Komunën e Vushtrrisë, derisa të martën priten edhe 51 rezultate të testimeve.
Kjo valë e infektimeve vlerësohet se erdhi si pasojë e vizitave familjare dhe rihapjes së punës.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli deklaroi se gjendja e të infektuarve është e mirë dhe gjitha këto janë raste kontakti.
“Aktualisht në komunë janë 120 raste aktive me Coronavirus, gjendja e tyre është stabile pa shenja klinike dhe janë në masën e vetizolimit duke respektuar edhe rekomandimet e IKShP-së.
“Të gjitha rastet janë kontakte nga rrethi familjar apo vendi i punës që kanë rezultuar pozitiv. Sot presim mostrat e ditës se djeshme që në total janë 51”, tha ai.
Meholli potencoi se Komuna e Vushtrrisë ka nevojë për mbështetje, përfshirë edhe edukimin e qytetarëve në respektimin e masave.
“Shtabi emergjent anti-Covid është duke bërë pamundur qe të ballafaqohet me situatën e lodhshme dhe e mundimshme. Na duhet përkrahja e gjithëmbarshme dhe edukim i qytetarëve për të respektuar masat. Kontaktet e shumta nga ana e rasteve pozitive po na kushton shumë duke rezultuar pozitive”.
Mes tjerash, Meholli potencoi se komuna ka ndërmarrë masa shtesë për parandalimin e pandemisë.
Sipas tij, komuna ka shtuar kapacitetit e inspektoratit në monitorimin e bizneseve dhe gastronomisë.
Ai ka sqaruar se komuna po vazhdon dezinfektimin e hapësirave, përfshirë edhe shkollat në të cilat nga sot ka filluar mësimi i klasave të nënta.
Po ashtu në Vushtrri është pezulluar puna e çerdhes publike si shkak i ruajtjes se shëndetit të fëmijëve.
“Komuna përmes shtabit emergjent po bën gjitha angazhimet shtese 24 orë duke rritur kapacitetin e inspektoratit komunal e sanitar për të monitoruar bizneset e gastronimë dhe ato publike. Të gjitha rastet po monitorohen prej policisë, po bëjmë dezinfektimin e hapësirave”.
“Sot kemi filluar dezinfektimin e shkollave pas fillimit të mësimit të klasave të nënta. është pezulluar puna e çerdhes publike në qytet për ta ruajtur shëndetin e fëmijëve”, ka thënë ai.
Por sipas Mehollit në rast së situata përkeqësohet duke u rritur numri i të infektuarve, do të kthehen masat rigoroze siç kanë qenë në fillim.
“Ne respektojmë të gjitha masat që vijnë nga ministria e Shëndetësisë dhe IKShP. Ato kanë deklaruar se nëse gjendja përkeqësohet mund të kemi regres sa i përket lehtësimit të masave”, shtoi ai./EO/
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...