Drejtori i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC, Burim Ramadani, ka diskutuar në Vjenë mbi përpjekjet në Kosovë dhe më konkretisht aktivitetet e shoqërisë civile, SPRC-së dhe RREJTIT, në Kosovë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, njofton kumtesa nga SPRC.
Ramadani po merr pjesë në Konferencën e OSBE-së Kundër Terrorizmit që po mbahet në Vjenë, me ftesë të OSBE-së në Kosovë, e cila ka bërë një varg aktivitetesh gjatë viteve të fundit në ketë fushë.
Së bashku me përfaqësuesin nga OSBE në Kosovë, Naim Hoxha, dhe përfaqësuesen nga UNDP në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, sot në Vjenë kanë diskutuar në Panel të veçantë për përpjekjet e Kosovës kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ramadani ka prezantuar të gjeturat e Raportit të SPRC-së mbi faktorët ndikues në radikalizim dhe ekstremizëm të dhunshëm, duke fokusuar domosdoshmërinë e aktivizimit të plotë të komunitetit dhe iniciativave lokale në parandalizimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
“E tëra ndodh në komunitet, prandaj komuniteti është mekanizmi kryesor për t’u përballur me këtë dukuri”, tha Ramadani.
Ai ka prezantuar edhe Rrjetin e Organizatave Partnere kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, të themeluar nga SPRC dhe 10 organizata lokale në Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Kaçanik, në kuadër të implementimit të projektit të mbështetur nga USAID/ATRC.
Sot mbahet mbledhja konstituive e Odës së Inxhinierëve të Ko...
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...