Google ADS

“Në vitin 2018 duhet të aplikojmë për Këshill të Evropës”

13:40 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është ftuar për të diskutuar në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe tema të tjera të politikës së jashtme.

Gjatë fjalës së tij, Hoxhaj shpjegoi rëndësinë dhe benefitet e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai tha se në vitin 2018, Kosova duhet ta dërgojë aplikacionin e saj në Këshillin e Evropës, ndërsa theksoi se anëtarësimi në këtë organizatë është proces i cili mund të marrë rreth 2 deri 3 vite.

Hoxhaj tha se Kosova mund të bëhet shtet anëtar i Këshillit të Evropës duke qenë se rrethanat e brendshme në këtë organizatë janë mjaft të favorshme. Ai përmendi edhe kryesimin e këshillit të ministrave, i cili në dy vitet e ardhshme do të jetë nga shtete mike të Kosovës, si Finlanda, Danimarka, Franca dhe Kroacia.

Njëherit, Hoxhaj ka thënë se Kosova në vitet e fundit ka bërë përgatitje për ta pasur një aplikacion solid për Këshillin e Evropës. Ai përmendi edhe faktin se Rusia është e suspenduar nga Këshilli i Evropës, gjë që përbën një fakt pozitiv proceduralisht dhe politikisht për aplikacionin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme