Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla bashkë me Zëvëndësministren, Liza Gashi dhe Ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim ka vizituar komunat arbëreshe në rajonin e Kalabrisë duke zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Komunës Shën Sofia, Daniele Attanasio Sisca, kryetarin e Komunës Strigari, Damiano Baffa dhe atë të Shën Mitrit, Ernesto Madeo, i cili njëherit është edhe Komisioner i Fondacionit të Institutit Rajonal të Komunitetit arbëresh të Kalabrisë.
Gjatë këtyre takimeve Gërvalla vlerësoi lartë rolin historik të këtyre komunave në ruajtjen dhe promovimin e identitetit, kulturës dhe gjuhës së tyre përgjatë më shumë se 500 vite, përcjell Arbresh.info.
“Identifikimi i nevojave dhe mundësive reale për bashkëpunim në projekte konkrete mes Republikës së Kosovë, përkatësisht komunave të Kosovës dhe komunave arbëreshe në Kalabri, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore si dhe rritjes së bashkëpunimit në shkëmbime tregtare mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Gjatë qëndrimit në komunat arbëreshe të Kalabrisë, Gërvalla vizitoi shtëpinë e themeluesit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Jeronim De Rada, shtëpinë e poetit Zef Serembe, kishën dhe kolegjin e Shën Adrianit, kishën e Shën Thanasit, kishën e Shën Kosmait dhe Damianit, famullinë e Shën Mitrit ku së bashku me komunitetin arbëreshë mori pjesë në meshën e së premtes së shenjtë.
Gjatë vizitave Gërvalla shprehu falënderimet e saj për mikpritjen dhe dashamirësinë e pranuar nga motrat dhe vëllezërit arbëresh dhe u shprehë që së shpejti do të takohen në Kosovë për të konkretizuar projektet për të cilat u diskutua gjatë takimeve në komunat arbëreshe të Kalabrisë./Arbresh.info
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh
Papa e kritikon Izraelin, e quan “të turpshme” situatën në G...
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok