Në veri të Mitrovicës nuk respektohet marrëveshja për vendosjen e stikersave në targat e veturave

14:14 | 13 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Serbë në veri të Mitrovicës, të cilët në veturat e tyre kanë targat me simbole shtetërore të Serbisë, nuk po i mbulojë ato, ashtu siç e thotë marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Arbresh.info ka qenë gjatë ditës së mërkurë në këtë pjesë, ku janë parë shumë vetura duke lëvizur me targa që nuk i kanë mbuluar simbolet shtetërore.

Dy javë më par pas zhbllokimit të dy pikave kufitare Jarninjë dhe Bërnjak në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit, filloi mbulimi i simboleve shtetërore të Serbisë dhe Kosovës me afishe, shkruan arbresh.info.

Ndërsa, ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, thotë se marrëveshja për vendosjen e stikersave në targa po respektohet.
Sipas tyre që nga 4 tetori janë administruar gjithsej 17.090 stikersa për targa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme