Në veri të Kosovës vendosen posterë kundër Listës Serbe

12:05 | 3 Shkurt 2024
E.K

Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete Radoica Radmiroviq ka publikuar fotografi nga disa lokacione në veri të Kosovës, në të cilat postera janë me imazhin e Milan Radoiçiqit, ish-kryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

“Kush është Radiçiq? Një patriot i rremë. I dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori droge. Një kriminel që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Një terrorist. Thuaj JO organizatës terroriste Srpska lista”, shkruhet në poster me foton e Milan Radiçiqit.

Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete Radoica Radmiroviq ka shkruar në Facebook se posterat janë shfaqur mëngjesin e sotëm në disa lokacione, në Leposaviq, Zveçan dhe Soçanicë./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme