Në qytetet veriore të Kosovës janë shpërndarë disa fletushka, ku është bërë thirrje që serbët e Kosovës të mos i ndërrojnë targat e vjetra, tashmë ilegale, me ato legale, RKS.
Ndërsa, në pikën kufitare në Jarinjë po vazhdon zbatimi i marrëveshjes mes dy vendeve për dokumentin për hyrje/dalje, njofton klan kosova.
Që nga mesnata e deri në këto momente rreth 800 vetura kanë hyrë nga Serbia në Kosovë dhe kanë dalë 700 prej tyre, teksa për asnjërën s’është lëshuar dokument shtesë përveç që është kërkuar letërnjoftimi.
Ndërkohë, kufitarët kanë thënë se janë ende duke i pranuar letërnjoftimet ilegale serbe, teksa nuk ka ende një vendim të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar ato.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur edhe vendqëndrime të KFOR-it, ku nga Leposaviqi deri në Jarinjë janë katër pikëqëndrime, teksa më i afërti është rreth 100 metra afër pikës kufitare.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend