Një zyrtare policore në Gjilan është gjetur pa shenja jete sot.
Trupi i pajetë i zyrtares së Policisë së Kosovës, e cila u gjet e vdekur në varrezat e Gjilanit është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan portali arbresh.info
Arbresh.info po qëndron në vendin e ngjarjes, ku në një konferencë për media detaje ka dalë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Sot rreth orës 16:00 policia është njoftuar për këtë rast, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është thirre mjeku kujdestar për obduksion , ku ka konstatuar vdekjes e zyrtares policore”- tha Hashani.
Detaje tjera ka dhënë shefi i hetimeve rajonale, nënkolonel Remzi Azemi.
Ai njoftoi tha prokuroria është duke e trajtuar rastin si “Vdekje e dyshuar”.
“Fatkeqësisht sot jemi njoftuar me një rast, për një trup të pajetë dhe kemi të bëjmë me një zyrtare policore. Zyrtarja në fjalë ka qenë në marrëdhënie të rregullta pune dhe ka qenë duke punuar në Gjilan. Ende jemi në vendin e ngjarjes, jemi në fazën e parë të hetimeve, në afërsi të trupit është gjetur një armë zjarri, dhe prokurori për krime të rënda në bashkëpunim me policinë rastin jemi duke e trajtuar si vdekje e dyshuar. Trupi me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku do të kryhet obduksioni dhe më pas prokuroria dhe policia do ta kenë një pasqyrë më të kjartë në lidhje me rastin e rëndë”, tha Azemi.
Azemi tha se i kanë njoftuar familjarët e viktimës dhe se do tu qëndrojnë pranë gjatë gjithë kohës.
“Vendi i saj i punës nuk përket me natyrën e hetimeve. Kemi njoftuar familjarët dhe një ekip e jona do të jetë pranë familjes, për t’i qëndruar pranë e të ju ndihmojmë për gjithçka që kanë nevoje”, tha Azemi.
Kujtojmë se, në vendin e ngjarjes ishin edhe familjaret e viktimës. Dyshohet se viktima është A. I, e cila ka punuar në operativën rajonale të Policisë ë Kosovës në Gjilan. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Pamje nga vendi ku u gjet e vdekur zyrtarja policore në Gjilan
U gjet e vdekur në varrezat e qytetit, pamje nga largimi i trupit të zyrtares policore
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...