Google ADS

Në vend të një dëshmitari më shumë kemi edhe një vdekje

19:23 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë në Info Magazine se rasti i Astrit Deharit do të duhej të zgjidhej edhe me dëshminë e Naser Makollit, që tashmë edhe ky i fundit është i ndjerë.

“Në momentin kur ne është dashur të marrim rezultatet përfundimtare, në vend që të kishim një dëshmitar më shumë, ne kemi një vdekje më shumë në institucionet e shtetit”.

“Rasti Dehari do të duhej të zgjidhej edhe me dëshminë e Makollit që nuk është më. Ai ka qenë dëshmitari kyç, sepse ai e ka parë i pari atë në dhomë”.

“Ne edhe një herë po themi se shteti ka marrë aksion të rrezikshëm. Drejtësia do të duhej ta bënte punën e vetë, ata nuk po e bëjnë punën e vetë – ne kemi thënë disa herë se sistemi është i kapur”.

Sipas tij, rasti i Deharit do të mjaftonte që drejtësia të reflektojë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme