Google ADS

Në vend se të mësojnë të tjerët për rregullat në trafik, i shkelin ato

13:44 | 6 Prill 2019
Arbresh.info

Shkeljet e rregullave të trafikut nuk kanë të ndalur.

Ato nuk po bëhen vetëm nga qytetarët e thjeshtë mirëpo edhe nga vet ata që mësojnë të tjerët për rregullat e trafikut e të vozitjes.

Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline, shihet se si një veturë e auto shkollës, ka parkuar veturën në mes të trotuarit në Drenas, shkruan Indeksonline.

Duke pas parasysh që kjo veturë është parkuar në një nga hapësirat më të frekuentuara në Drenas, qytetarëve të shumtë i është vështirësuar lëvizja.

Kjo veturë ka qëndruar në këtë pjesë për më shumë se dy orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme