Mbetjet mortore të të paktën dy personave, që dyshohet të jenë shqiptarë të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë ditës në Mitrovicë të Veriut.
Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka treguar në Edicionin Special në Klan Kosova se mbetjet mortore janë gjetur gjatë gërmimit në varrezat e besimtarëve myslimanë.
“Mbi bazën e informatës që është trajtuar paraprakisht në kuptimin e analizimit dhe shqyrtimit të hollësishëm si çdo informatë ose të dhënë që ndërlidhet me mundësitë për të ndriçuar ose për të zgjidhur rastet e personave që vazhdojnë të jenë persona të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë, ne sot jemi rikthyer në lokacionin e varrezave të besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës. Gjatë muajve gusht dhe shtator, ne kemi punuar në këtë lokacion. Sot jemi rikthyer në kërkim dhe në përpjekje të gjetjes së dy personave – dy shqiptarë të ekzekutuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe më pas të groposur në varrezat e besimtarëve myslimanë në përpjekje të forcave serbe për të humbur gjurmët e krimit”.
“Pasi bëhej fjalë për groposje në hapësirën e varrezave të qytetit, në mungesë të informacionit të saktë mundësia e gabimit është shumë e madhe, sepse po flasim për hapësirë të varrezave. Në gërmimin vlerësues ka rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e dy personave që janë viktima të luftës. Tani mbetet të ndjekim procedurat mjeko-ligjore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pasi edhe gërmimi dhe zhvarrosja e mbetjeve mortore është kryer nga ekspertët e këtij instituti, në prani të Komisionit për Persona të Zhdukur dhe sektorit të Policisë për Krime Lufte dhe sigurisht në zbatim të urdhëresës së Prokurorisë Speciale”.
Por, kur pritet të dihet identiteti i mbetjeve mortore që janë gjetur sot?
“Procedura e identifikimit, përveç procedurave të nevojshme mjeko-ligjore, dërgimi i mostrave për analizë të ADN-së merr pak kohë, të paktën katër javë, meqë do të kemi edhe përkrahjen e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, përkatësisht laboratorin e këtij komisioni. Ky komision nga viti 2003 është i përfshirë në këtë proces – në rastet e trajtimit të rasteve të personave të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë – dhe analizat e ADN-së ofrohen nga ky komision ndërkombëtar. Është e rëndësishme që në momentin që do të kemi identifikim, familjarët e personave të identifikuar do të njoftohen me kohë dhe gjithmonë është në të drejtën e familjes për të vendosur për datën dhe vendin e rivarrimit”.
Gara ka thënë se së shpejti do të ketë sërish gërmime në këtë lokacion në Mitrovicë, pasi dyshohet se mund të ketë edhe mbetje të tjera mortore.
Ai po ashtu ka treguar se në Kosovë tashmë janë shënjuar edhe disa lokacione të tjera ku pritet të bëhen gërmime në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur, derisa ka paralajmëruar gërmime edhe në territorin e Serbisë.
“Në javët në vijim do të rikthehemi në këtë lokacion, meqë bazuar në informatat që janë analizuar gjatë këtyre ditëve, kemi ardhur në përfundim se janë edhe të paktën pesë persona, por sigurisht nga gërmimet e nevojshme dhe procedurat e mëtutjeshme mjeko-ligjore në kuptimin e ekzaminimit do të dimë edhe numrin e viktimave. Gjithsesi do të kthehemi në këtë lokacion në përpjekje të gjetjes dhe zhvarrosjes edhe të viktimave të tjera të luftës që aktualisht janë në listën e personave të zhdukur”.
“Krahas lokacionit në Mitrovicë, që do të trajtohet me prioritet, janë edhe një sërë lokacionesh në Kosovë që janë të shënjuara. Po ashtu presim që shumë shpejt të kemi edhe datën e fillimit të gërmimit në një lokacion në territorin e Serbisë, derisa gjatë dy javëve të kaluara kemi qenë për vizita vlerësuese në dy lokacione në territorin e Serbisë”.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...