Turqia konfirmoi sot 1.293 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm në rreth 200 mijë.
Duke cituar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, ministri Fahrettin Koca në llogarinë e tij në Twitter njoftoi se gjithsej 1.302 pacientë me COVID-19 u shëruan në Turqi gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 173.111, transmeton Anadolu Agency.
Turqia regjistroi 1.293 raste të reja me COVID-19 gjatë ditës së kaluar dhe numri i përgjithshëm i të infektuar në të gjithë vendin arriti në 199.906, treguan të dhënat e ministrisë.
Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Turqi u rrit në 5.131 me 16 raste të vdekjeve të reja të raportuara.
Autoritetet shëndetësore turke deri më tani kanë kryer mbi 3.38 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer mbi 50 mijë teste.
Koca përsëriti se Turqia është e vendosur të ulë numrin e të infektuarve me coronavirus, duke i bërë thirrje opinionit të tregojë më shumë kujdes në respektimin e masave që synojnë të frenojnë përhapjen e sëmundjes.
Ai shtoi se aktualisht ka shtatë pacientë më pak me intubacion dhe 81 më pak raste ditore krahasuar me ditën e djeshme.
Që nga shfaqja e saj në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, pandemia ka marrë rreth 506 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën.
Më shumë se 10,3 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën ndërsa mbi 5,26 milionë pacientë janë shëruar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën