Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Siguri, ka thënë detaje për konkursin për rekrutët e rinj.
Mehmeti ka treguar për konkursin që ishte për 250 zyrtarë policorë. Ai ka thënë se në këtë konkurs aplikuan 11.516 kandidatë, ndërsa nga 8000 kandidatë sa i ishin nënshtruar testit vetëm 1000 e kanë kaluar.
“Gjatë shqyrtimit të aplikacioneve kemi vërejtur se një numër i madh i kandidatëve ka pasur rezultate të kalueshmërisë së shkollimit të mjaftueshëm apo të mirë. Komisioni e ka bërë publikimin e rezultateve dhe nga 8 mijë kandidatë që i janë nënshtruar 1 mijë e kanë kaluar dhe 7 mijë kanë dështuar. Ka pasur dilema se a e kanë kaluar shumë apo pak. Kemi pasur për bazë rekrutimin e vitit 2014 dhe 2018. Më 2014 janë ftuar 19550 kandidatë prej tyre 2881 e kanë kaluar kurse kanë dështuar 15000. Më 2018 numri i kandidatëve ka qenë 16705, e kanë kaluar 3847 kanë dështuar 9 mijë. Më 2021 11291 kanë aplikuat prej të cilëve kanë kaluar 1447”, tha Mehmeti në komision.
Mehmeti tha se pyetjet janë bërë në konsultim me profesorët e Fakultetit të Edukimit dhe se kanë qenë të natyrës që mësohen në shkollë fillore dhe të mesme./arbresh.info/
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...